December 8, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Anglia dhe Izraeli ndalojnë udhëtimet në Afrikën Jugore për shkak të variantit të ri – KOHA.net

1 min read

Anglia dhe Izraeli kanë ndaluar udhëtimet në Afrikën Jugore dhe po ndalon hyrjen e të huajve nga rajoni, duke përmendur zbulimin nga shkencëtarët afrikano-jugor të një varianti të ri të COVID-19.

Afrika e Jugut, Namibia, Lesoto, Botsvana, Eswatini dhe Zimbabve janë në listën e “kuqe” të Anglisë.

Afrika e Jugut, Lesoto, Botsvana, Zimbabve, Mozambiku, Namibia dhe Eswatini u shtuan në listën “e kuqe” të Izraelit.

Izraelitëve u ndalohet të udhëtojnë në vendet në listën “e kuqe”, përveç nëse marrin leje të posaçme nga Ministria e Shëndetësisë e Izraelit, raportoi Reuters.

Në një deklaratë që njoftonte masat, zyra e kryeministrit izraelit Naftali Bennett tha se qytetarët e shtatë vendeve të Afrikës Jugore nuk do të kishin të drejtë të hynin në Izrael.

Izraelitëve që kthehen në shtëpi nga ato vende do t’u kërkohet të kalojnë nga shtatë deri në 14 ditë në një hotel karantine pas mbërritjes.

Varianti – i quajtur B.1.1.529 – ka një “plejadë shumë të pazakontë” mutacionesh, të cilat janë shqetësuese sepse mund ta ndihmojnë atë të shmangë reagimin imunitar të trupit dhe ta bëjë atë më të transmetueshëm, u thanë shkencëtarët gazetarëve në një konferencë shtypi në Afrikën e Jugut.

KOHA.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *