November 28, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Kundërshtoi vendimin e klubit, Hysaj duhet t’i paguajë 40 mijë euro Napolit – Sinjali

1 min read

Lojtarit të Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, do t’i duhet të paguajë 40 mijë euro për një veprim që e ka bërë ‘kokë më vete’, shkruan Sinjali Sport.

Këtë shumë të madhe parash, Hysaj do t’ia japë Napolit, pasi dy vite më parë në ndeshjen kundër Salzburgut nuk zbatoi një urdhër të klubit.

Urdhri i klubit ishte që lojtarët të grumbulloheshin në qendrën stërvitore dhe ditën tjetër të nisnin stërvitjen. Përveç Hysajt, këtë urdhër të klubit, nuk e përfillën edhe lojtarë të tjerë.

“Bordi i Arbitrazhit të parashikuar nga Marrëveshja Kolektive LNPA/AIC/FIGC urdhëroi gjobën prej 40,000,00 € ndaj lojtarit Elseid Hysaj, duke njohur kështu legjitimitetin e tërheqjes së urdhëruar nga klubi dhe si pasojë shkeljen e kontratës nga lojtari, i cili nuk e respektoi direktivën e lëshuar nga klubi”, thuhet në njoftimin e Napolit.

/Gazeta Sinjali Sporti/

Gazeta Sinjali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *