December 8, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Protesta kundër Erdoganit, kërkohet dorëheqja e tij – KOHA.net

1 min read

Protesta kundër presidentit pati edhe në Turqi. Dhjetëra protestues janë arrestuar të mërkurën mbrëma gjatë një proteste në Stamboll. Mijëra njerëz protestuan kundër planeve ekonomike të qeverisë së presidentit Receep Tayyip Erdogan.

Protesta është organizuar në javët e ngritjes së madhe të çmimeve në Turqi. Më shumë se 30 protestues janë arrestuar në zonën Kadikoy të Stambollit. Protestuesit, shumica të krahut të majtë, kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Erdoganit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë.

Protesta vjen pas ngritjes së madhe të inflacionit që ka goditur fort jetën e turqve që po përballen me papunësinë dhe rënien e vlerës së lirës turke pas disa vendimeve për ulje të interesit.

KOHA.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *