December 8, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Vizatimi i cili u ble për 30 dollarë, ndërsa tani mund të shitet deri në 50 milion – In For

2 min read

Sokol Neçaj

Një burrë nga Massachusetts bleu këtë vizatim në foto për 30 dollarë në një shitje që organizohen në oborret e shtëpive nga të zotët, që shesin sende të ndryshme. Atij i tërhoqi vëmendjen një vizatim i vogël i një gruaje dhe një fëmije. Në fund të vizatimit ishte një nga monogramet më të njohura të historisë së artit: “A.D.” Ai e bleu vizatimin për 30 dollarë. Në fund të fundit ishte një vepër arti e vjetër e mrekullueshme që justifikonte blerjen.

Siç rezulton tani, vizatimi ka mundësi të vlejë shumë më tepër – ndoshta deri në 50 milionë dollarë. Të paktën këtë çmim po e kërkon Galeria Agnews në Londër për këtë vepër, duke besuar se është e “A.D.” Pas veprës së artit është me të vërtetë mjeshtri gjerman i Rilindjes Albrecht Dürer. Galeria mendon se është një vizatim origjinal i Dürer.

Pas analizës, Christof Metzger, kurator kryesor në Muzeun Albertina në Vjenë dhe një autoritet kryesor për artistin, e certifikoi veprën si origjinale. Metzger madje e ka përfshirë atë në katalogun e tij të ardhshëm mbi Mjeshtrin e Vjetër.
Giulia Bartrum, një ish kuratore e printimeve dhe vizatimeve gjermane në Muzeun Britanik, gjithashtu beson se vizatimi është autentik dhe ka organizuar ekspozitën e tanishme për ta parë në Agnews. Të dy ekspertët supozojnë se vepra është krijuar rreth vitit 1503 si një studim paraprak për vepren e mirënjohur të Dürer The Virgin with a Multitude of Animal, e cila përfundoi afërsisht tre vjet më vonë. (Piktura është tani në koleksionin e Albertina.)

Po blerësi, i cili dëshiron të mbetet anonim, nuk e pati të lehtë të vinte deri në këtë pikë njohjeje. Pasi ai e bleu veprën e artit në 2017, ai ua çoi atë disa ekspertëve për vërtetim ose shitje të mundshme, duke ia kthyer si parendesi në secilin rast. Rastësisht pronari u lidh me Clifford Schorer, një koleksionist në Boston, i cili e konsideroi seriozisht veprën artistike. Schorer e dërgoi vizatimin në Agnews – ku ai është aksioner. Nga ana e tyre ata ia çuan Metzger-it dhe ekspertëve të tjerë. Një restaurues letre, për shembull, konfirmoi vjetërsinë e materialit dhe gjeti filigranin Trident dhe Unazën e Dürer-it. Gjithashtu u mësua më shumë për origjinën e veprës. Një arkitekt që jetonte jashtë Bostonit e kishte trashëguar vizatimin si trashëgimi familjare blerë në Paris nga gjyshi i tij në vitin 1919. Arkitekti vdiq në vitin 2012.
Galeria nuk ka vendosur një çmim specifik për veprën. “Virgin and Child with a Flower on a Grassy Bank”, por Schorer mendon se mund të shkojë deri në 50 milionë dollarë. /InforCulture.info

In For Culture info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *