December 8, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Ylli i filmit Bekim Fehmiu në konak te ‘Princi’ në Prishtinë

2 min read

16:18 / E Enjte, 25 Nëntor 2021 / A. M.

Unë jam ndër të parët që e marrë dhuratë librin për Bekimin të autorit Fahri Musliu, i cili e mbajti një ndejë me kolegët e tij të ish- gazetës “Rilindja”.

No description available.

Nga Agim Muhaxheri

Ylli i filmit Bekim Fehmiu në konak te ‘Princi’, bri pallatit të “Rilindjes”, sot.

Autori i botimit të dytë të librit për Bekimin, gazetari e publicisti Fahri Musliu takohet me kolegët e tij të vjetër të ish- gazetës “Rilindja”në restorantin e përmendur.

No description available.

Në këtë ndejë ishin të pranishëm Zenun Çelaj, Binak Kelmendi, Mehmet Gjata, Gani Mulliqi, por edhe gazetari i Indeksonline, Alban Muhaxheri.

Botimi i dytë i plotësuar i monografisë “Bekim Fehmiu – Odiseu i Kosovës”, është shtypur nga “Altera” në Prizren…

… Ka pëgatitje luksoze, me 739 faqe, më tepër se 160 tekste të autorëve nga gjuhë të ndryshme, me rreth 300 fotografi, pllakata filmi e kopje të tjera.

Sponsoruesi kryesor është biznismeni prishtinas mr. Milaim Abdullahu dhe Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër me kryetar Abas Fejzullahu.

Miku e kolegu im, Fahri Musliu ma dhuron librin me autografin e tij.

Libri doli ‘nga furra’ këto ditë. Unë jam ndër të parët që më dhurohet, iu them dy shoqëruesve të Musliut, kusherinjve të tij, vëllezërve Majlind e Dren Musliut.

Promovimi i këtij libri pritet të bëhet kah gjysma e dhjetorit, në Prishtinë.

Musliu ka në dorëshkrim librin tjetër – “Etika e informimit e gazetarisë dhe rrjeteve sociale”.

Në oborrin e Pallatit të “Rilindjes”, Fahri Musliu i dha një intervistë ekskluzive “Zërit të Amerikës”.

No description available.
Sve vesti dana na temu : Bekim FehmiuBekim Fehmiu | Glossy

Indeksonline.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *