Ganezja në Angli: Më martoi për letra, shqiptari do të më marrë fëmijën – Sinjali

Një nënë beqare me origjinë ganeze që jeton në Britani të Madhe, Margaret Brown, ka treguar se si një shqiptar u martua me të për letra dhe po bën çdo gjë që t’i marrë vajzën.

Në një intervistë për SVTV Africa, Margaret tha se babai i vajzës u lidh me të vetëm për të siguruar qëndrimin e tij në Britani. Mirëpo,  ai e braktisi sapo Margaret e lindi vajzën.

Ai kishte një pasaportë azili dhe avokati i tij i tha se e vetmja mënyrë se di mund të bëhej rezident në Angli ishte të kishte një fëmijë. Kështu më bënte gjithmonë presion që të bëheshim me fëmijë. Unë e quaj ‘mrekulli’ lindjen e vajzës sime, sepse unë po merrja kontraceptivë dhe as nuk e dija që isha shtatzënë derisa u bëra 5 muajshe”, tha ajo në këtë intervistë.

Pasi solli në jetë vajzën, Margaret tha se
burri i saj e nxori nga shtëpia dhe nuk u kujdes më as për fëmijën. Për më tepër
ai kishte punësuar njerëz që ta informonin për çdo lëvizje të saj.

Ligjet këtu thonë se babai mund të marrë kujdestarinë e fëmijës nëse nëna ka probleme të shëndetit mendor ose është e dhunshme. Ai u përpoq të shkaktonte situata të ndryshme që t’i përdorte ato kundër meje. Ai i kërkoi fqinjit tim të shkatërronte makinën time vetëm të shihte se si do të reagoja”, shtoi Margaret.

Ajo tha se gjithçka që dëshiron tani është që  dikush ta ndihmojë që të gjejë një apartament jashtë Londrës në mënyrë që ai të mos e gjejë më. Ajo thotë se nuk ka nevojë për tani pasi që ai nuk i ndihmon as rreth fëmijës.

/GazetaSinjali/

Gazeta Sinjali