January 27, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Hadërgjonaj merr notën më të lartë në takimin mes Kasimpasit e Besiktasit – Sinjali

1 min read

Dje është zhvilluar takimi mes Kasimpasit e Besiktasit në kuadër të xhiros së 15-të të Superligës së Turqisë. Ky takim ka përfunduar me barazim 1:1.

Futbollisti kosovar, Florent Hadërgjonaj, ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes, ku është parë në një formë shumë të mirë.

Kjo paraqitje, yllit kosovar i është shpërblyer me notën më të lartë të ndeshjes (7.8).

Besiktas nuk po kalon një edicion të lehtë, ku pas 15 xhirove të para ka vetëm 21 pikë dhe pozicionohet në vendin e nëntë në tabelë.

Ndërkohë, Kasimpasa pozicionohet në vendin e 19-të, me vetëm 11 pikë të tubuara në 15 ndeshje.

/Gazeta Sinjali Sporti/

Gazeta Sinjali