January 27, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Parisi barazon sërish, por me fat, pas golit në kohën shtesë nga Wijnaldum – Sinjali

1 min read

Paris Saint-Germain nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 ndaj Lens, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 17-të në Ligue 1.

Ky ishte barazimi i dytë radhazi për parisienët, pas atij ndaj Nice 0:0.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 62-të kur realizoi Fofana, pas një gabimi të portierit Keylor Navas.

Një pikë mysafirëve ua siguroi Wijnaldum që realizoi me kokë në minutën e 90+2 pas krosimit të Mbappes.

Krejt në fund, Messi pati mundësi të fitonte ndeshjen, por gjuajtja e lirë e tij shkoi pak përmbi portë.

Me këtë barazim, PSG grumbullon 42 pikë në vendin e parë, kurse Lens mbetet i pesti me 27 gjithsej.  /Gazeta Sinjali Sporti/

Gazeta Sinjali