January 27, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Varrosen mbetjet e 15 peruanëve të vrarë para 30 vjetësh – KOHA.net

1 min read

Mbetjet e 15 personave që ishin vrarë nga ushtria e Perusë në Ande para 30 vjetësh, janë varrosur të premten. Të afërmit e viktimave, në mesin e tyre edhe shtatë fëmijë, kanë shikuar specialistët e forenzikës teksa vendosnin mbetjet nëpër arkivole.

15 personat u vranë në vitin 1991 gjatë një konflikti të armatosur, në të cilin u përfshi edhe ushtria. Plani për të nxjerrë dhe identifikuar mbetjet ishte i vështirë për shkak se viktimat u vranë në një minierë që gjendej në 4 mijë e 400 metra lartësi.

Konflikti 20-vjeçar mes ushtrisë së Perusë dhe grupeve rebele la të vdekur më shumë se 70 mijë njerëz.

KOHA.net