January 27, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Duke e festuar golin, i ndodh icidenti i rëndë me fishekzjarre, futbollistit shqiptar të Shkëndijës – VIDEO – Sinjali

1 min read

Në Maqedoninë e Veriut ka ndodhur një incident, në ndeshjen që Shkëndija e Tetovës po zhvillonte kundër Pelisterit.

Në stadiumin “Ecolog Arena”, teksa Shkëndija po festonte golin e fitores, lojtarët shkuan tek tifozët për të gëzuar së bashku, dhe në këtë moment një fishekzjarr hidhet nga tribuna dhe i shpërthen afër fytyrës së lojtarit Egzon Bejtulai, i cili u shtri menjëherë në tokë, ku u kërkua edhe ndihma e mjekëve të ekipit për të vazhduar trajtimin e lojtarit.

VIDEO: https://vidnews.net/video/1638722030688

Një situatë e pazakontë, që ndërpreu festimin e Shkëndijës, me lojtarët e tjerë që u kthyen nga tribunat duke u bërë shenjë që po e tepronin me fishekzjarrët.

Këtë sfidë Shkëndija arrit ta fitonte me shifrat 2-1, duke u renditur kështu në vendin e 3-të në tabelën e klasifikimit duke lënë kështu mënjanë edhe nisjen e keqe në fillim të sezonit.

Fitorja e katërt radhazi për kampionët në fuqi, që renditen në vendin e tretë me 30 pikë, tetë më pak se Shkupi.

/Gazeta Sinjali Sporti/

Gazeta Sinjali