Shaqiri rikthehet në 11-she te Lyoni për sfidën ndaj Bordeaux, këto janë përbërjet – Sinjali

Bordeaux dhe Lyoni do të ballafaqohen në ndeshjen përmbyllëse për javën e 17-të në Ligue 1, shkruan Sinjali Sport.

Përballje e dy ekipeve franceze do të zhvillohet në ‘Matmut
Atlantique’, me fillim nga ora 20:45.

Dy skuadrat vijnë pas humbjeve dhe do kërkojnë fitoren që të
rikthehen në formën e duhur.

Lyoni gjendet më mirë në renditjen tabelare me 22 pikë në
pozitën e 12-të, kurse Bordeax me 13 pikë gjendet në pozitën e 18-të.

Për mysafirët në 11-shen e titullarit rikthehet Xherdan Shaqiri, i cili mungoi në dy ndeshjet e kaluara.

/Gazeta Sinjali Sporti/

Gazeta Sinjali