Dozë e tretë dhe dozë përforcuese – cili është dallimi? – KOHA.net

Ministria e Shëndetësisë ka nesër do të nisë më vaksinimin e atyre që tashmë kanë marrë dy doza të vaksinës anti-COVID.

Dhe, sipas shpjegimit të MSH-së, ofrohen doza e tretë dhe doza përforcuese.

Po cili është dallimi, meqë është fjala për vaksinën e tretë me radhë.

“Doza përforcuese u jepet personave të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, por te të cilët me kalimin e kohës imuniteti i tyre vjen duke rënë. Doza përforcuese jepet 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë. Doza e tretë u jepet personave të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por te të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur, si pasojë e imunitetit të dobët të tyre apo sëmundjeve shoqëruese me rekomandim të mjekut ordinues. Doza e tretë jepet jo më herët se 8 javë dhe pa i bërë 6 muaj nga marrja e dozës së dytë”, thuhet në shpjegimin e MSH-së.

KOHA.net