Prizreni me fitore dramatike në derbin e qytetit ndaj Bashkimit – Sinjali

Prizreni 16 ka fituar në derbin lokal ndaj Bashkimit me rezultat 90:92 (21:32, 21:17, 25:23, 23:20), në kuadër të javës së 13-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Te Bashkimi u dalluan Anton Kazarnovski me 22 pikë e 14 kërcime, Valon Bunjaku me 22 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime dhe Julian Lewis me 22 pikë, tetë kërcime dhe tetë asistime, kurse te Prizreni 16 u dalluan Urim Zenelaj me 17 pikë e 12 kërcime dhe Ivan Koljeviq me 24 pikë, pesë asistime dhe shtatë kërcime.

Bashkimi ka shtatë fitore dhe gjashtë humbje, kurse Prizreni 16 ka tetë fitore dhe katër humbje. /Gazeta Sinjali Sporti/

Gazeta Sinjali