“Themeluesit” të Bitcoin-it i lejohet të mbajë 1 milion Bitcoin në një arkë digjitale – Sinjali

Një shkencëtar kompjuteri, Craig Wright, i cili pretendon se shpiku Bitcoin-in, ka fituar një çështje gjyqësore që e lejon atë të mbajë një arkë digjitale të kriptomonedhës me vlerë miliarda dollarë.

Një juri hodhi poshtë pretendimet e ish-partnerit të biznesit të Craig Wright, se i takonin gjysma e aseteve.

Si rezultat, Wright do të mbajë 1.1 milion Bitcoin, me vlerë 54 miliardë dollarë (40 miliardë paund), shkruan BBC.

Megjithatë ai do t’i paguajë 100 milionë dollarë familjes së Dave Kleiman (ish-partnerit të biznesit) për shkelje të pronësisë intelektuale.

Familja e Kleiman, një ekspert i sigurisë kompjuterike i cili vdiq në vitin 2013, tha se të dy burrat kishin punuar së bashku për të krijuar dhe minuar Bitcoin-in e parë në ekzistencë dhe se Wright e kishte vjedhur atë.

Shpikja e kriptomonedhës në vitin 2008 u
përshkrua në një letër të bardhë të botuar me pseudonimin Satoshi Nakamoto.

Që nga viti 2016, zoti Wright ka pohuar se ai
është Nakamoto, megjithëse ky pretendim është kontestuar.

Juria e Miamit në padinë civile e la të lirë Wright për pothuajse të gjitha çështjet e sjella nga familja e  Kleiman.

Në një deklaratë, avokatët për W&K dhe pasurinë e Kleiman thanë se ishin “jashtëzakonisht të kënaqur” që juria dha 100 milion dollarë në të drejtat e pronësisë intelektuale dhe ndihmoi t’i jepnin familjes Kleiman “pjesën e asaj që ju takon, asaj që Dave ndihmoi në krijimin“.

Wright tha se vendimi ligjor konfirmoi se ai
ishte krijuesi i asetit dixhital revolucionar.

Juria e ka gjetur padyshim që jam sepse ndryshe nuk do të kishte çmim. Ky ka qenë një rezultat i jashtëzakonshëm i mirë dhe ndihem plotësisht i justifikuar“, tha ai. /GazetaSinjali/

Gazeta Sinjali