January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

A ndikon mungesa e vitaminës D tek tensioni i lartë i gjakut? – Gazeta Express

2 min read

Shneta


Gazeta Express

13/01/2022 15:15

Tashmë dihet se mungesa e vitaminës D
dobëson kockat, por kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës roli që mund të
luajë vitamina D mbetet i paqartë. Mungesa e vitaminës D mund të lidhet me
sëmundjet e zemrës dhe me një rrezik të shtuar në rritjen e presionit të gjakut
(hipertensioni).

Sidoqoftë është shumë herët për të thënë nëse
mungesa e vitaminës D shkakton presion të lartë të gjakut ose nëse suplementet
e vitaminës D mund të kenë ndonjë rol në trajtimin e presionit të lartë të
gjakut. Nevojiten ende shumë kërkimë për këtë.

Ajo që mbetet e sigurtë është se vitamina D
është një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për shëndetin e njeriut.

Mjekët këshillojnë që një person nga mosha 19
deri në 70 vjeç duhet të marrë rreth 15 mikrogramë vitaminë D në ditë, ndërsa
një i moshuar mbi moshën 70 vjeç duhet të konsumojë rreth 20 mikrogramë në
ditë. Por disa mjekë ngrenë pyetjen nëse këto nivele janë të mjaftueshme dhe mendojnë
se marrja e një doze më të lartë do të ndihmonte më shumë njerëz.

Por shkencëtarë të fushës së mjekësisë
rekomandojnë që të rriturit të shmangin marrjen e më shumë se 15 mikrogramëve
në ditë, pasi mund të ketë efekte toksike. Nëse shqetësoheni se jeni duke marrë
më pak ose më shumë vitaminë D, kontaktoni mjekun tuaj. Ai mund t’iu
rekomandojë një test për të kontrolluar nivelin e vitaminës D në gjak.

Kontrolli për mungesën e vitaminës D është i
rëndësishëm edhe tek njerëzit me lëkurë të errët. Lëkura e errët ka nivele më
të larta të melaninës, pigmentit që i jep ngjyrë lëkurës. Sa më shumë melaninë
të keni, aq më e vështirë është për lëkurën tuaj të prodhojë vitaminë D nga
rrezet e diellit.

Njerëzit që mund të përfitojnë nga testimi
për vitaminën D në gjak janë:

-Njerëzit të cilët nuk kalojnë shumë kohë në
diell.

-Të moshuarit.

-Njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore,
që kanë vështirësi në përthithjen e vitaminës D.

Gazeta Express

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *