January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Sipas ekspertëve, kjo është koha ideale për të fjetur – Gazeta Express

1 min read

Shneta


Gazeta Express

13/01/2022 14:56

Të shkosh herët në shtrat ka shumë efekte pozitive në trup dhe mendje.

Ekspertët rekomandojnë se koha ideale është në
orën 22:00. Shumë yje të njohur e praktikojnë këtë zakon, ndër ta janë Oprah
Winfrey dhe Anna Wintour. Një studim tregoi se të shkosh në shtrat më herët
ndihmon për të ndaluar mendimet negative, për shkak të të cilave nuk mund të
biem në gjumë.

Lexo Edhe:

Përveç kësaj, gjumi i pamjaftueshëm mund të
krijojë nivele të larta të kortizolit, hormonit të stresit. Kjo mund të çojë
dhe në ankth. Kur pushoni mirë, do të ulni nivelet e kortizolit dhe do të keni
më shumë energji gjatë gjithë ditës. Hulumtime të shumta kanë treguar se
njerëzit që flenë mjaftueshëm janë përgjithësisht më të lumtur në jetë.

Kur mungon gjumi cilësor, emocionet mund të jenë më të paqëndrueshme sepse janë më të vështira për t’u kontrolluar. Gjithashtu, gjumi më herët mund të nënkuptojë zgjim më herët, gjë që mund të jetë e rëndësishme nëse duam të kapim më shumë dritën e ditës dhe serotonin – hormoni i lumturisë për të përmirësuar gjendjen shpirtërore. /abcnews.al

Gazeta Express

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *