January 22, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Deklaratat e Metës/PD:Se fshehu aleancën me Berishën,rol aktiv në sulmin ndaj PD

1 min read

17:44 / E Premte, 14 Janar 2022 / A. M.

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të presidentit Ilir Meta sot në konferencën për shtyp.

PD deklaron se Meta nuk e fshehu aleancën me Berishën dhe rolin e tij aktiv në sulmin ndaj selisë blu.

Qëndrimi i sotëm i Ilir Metës, ku nuk fshehu aleancën me Sali Berishën kundër Partisë Demokratike dhe rolin e tij aktiv në sulmin ndaj selisë qendrore të Partisë Demokratike, është e vërteta tronditëse që po kuptojnë dita-ditës demokratët.

 Sali Berisha dhe Ilir Meta janë në një aleancë për të shkatërruar Partinë Demokratike, vetëm për faktin se ajo nuk bëhet bunker ku strehohen ata që kanë halle personale. Partia Demokratike ripërsërit kërkesën që Ilir Meta dhe njerëzit e tij të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratike. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 Shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha.

 Ndërhyrja e Presidentit të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratike, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndëshin Berisha-Rama-Meta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratike dhe as halli i qytetarëve shqiptarë”-shkruan PD në reagim

Indeksonline.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *