January 22, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Kurti i drejtohet Kuvendit me kërkesë për seancë të jashtëzakonshme | FM Images

1 min read

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me kërkesë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.

Në përputhje me nenin 69 paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 38 paragrafi 2b të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryeministri Kurti i është drejtuar Kuvendit me kërkesë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, për nesër, e shtunë, me datë 15 janar 2022, në orën 14:00.

Në rend të ditës së kësaj seance të jashtëzakonshme është diskutimi në lidhje me synimin e Serbisë për të mbajtur referendum kushtetues në territorin e Republikës së Kosovës.

Diskutimi nga kjo seancë ka për qëllim të nxjerrë një rezolutë të përbashkët, në të cilën shprehet vullneti politik i deputetëve dhe grupeve parlamentare dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbi çështjen e lartshënuar.

This post was published on 2022-01-14 4:52 pm

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA – Publikon fotografi, satire, aktua;itet, politikë, dokumenta historike, foto të personaliteteve historike, politike dhe kulturore, foto nga Lufta e I dhe II Botërore, foto të qyteteve, dhe ngjarjeve historike.
Copyright © 2021 FMimages®, All Rights Reserved.

FM Images

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *