January 21, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Vrasja në Llaushë, aprovohet kërkesa e avokatit që të dyshuarit t’i bëhet ekzaminim psikiatrik – Gazeta Express

1 min read

Vrasja në Llaushë, aprovohet kërkesa e avokatit që të dyshuarit t’i bëhet ekzaminim psikiatrik



Gazeta Express

14/01/2022 17:36

Elvir Imeri, avokati i të dyshuarit për vrasjen e para pak ditëve në Llaushë të Skenderajt, thotë se Gjykata Themelore e Mitrovicës ia ka aprovuar propozimin e tij dhe ka urdhëruar Institutin e Psikiatrisë Forenzike që të kryejë ekzaminimin psikiatrik të të dyshuarit për vrasjen.

“Sot
me dt.14.01.22 kam pranuar Aktvendimin e Gjykatës Themelore ne Mitrovice dhe me
këtë rast dua te konfirmoj se gjykata ka aprovuar propozimin tim dhe ka urdhëruar
Institutin e Psikiatrise Forenzike qe te kryej ekzaminimin psikiatrik lidhur me
te mbrojturin tim”, ka thënë Imeri për Express.

Lexo Edhe:

Ai
thotë se një propozim i tillë është bërë për të vërtetuar “Nëse ne kohen e kryerjes
se veprës penale i pandehuri a ka qene ne gjendje te paaftësisë mendore ose aftësisë
se zvogëluar mendore”.

“Propozimin për ekzaminimin psikiatrik lidhur me te mbrojturin tim e kam bere konform me  nenin 508 te KPPRK-se si dhe nenin 146  te po te njëjtit kod.Ekzaminimi duhet te kryhet brenda dy javësh nga lëshimi i këtij urdhëri”, ka përfunduar Imeri për Express.

Gazeta Express

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *