A do të marrin pjesë partitë opozitare në seancën e jashtëzakonshme? – Gazeta Express

2 min read

Lajme


Gazeta Express

15/01/2022 7:11

Përveç nga institucionet e vendit, mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë, po kundërshtohet edhe nga opozita. Këtë herë, tri partitë opozitare i kanë dal në krah Kurtit. Por, a do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme?

Partia më e madhe opozitare në vend, Partia Demokratike e
Kosovës përmes një konference për media ka bërë të ditur se nuk do të marrin
pjesë në këtë seancë.

Lexo Edhe:

Sipas tyre, kjo seancë është e panevojshme, anipse mbajtja e
këtij referendumi në Kosovë përben shkelje të sovranitetit dhe rendit
kushtetues.

“PDK e sheh krejt të pa nevojshme thirrjen e kësaj seance
dhe nuk do t’i përgjigjemi. S’do të jemi pjesë e saj ditën e nesërme”, tha
shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës do të mblidhet sot për
të vendosur a do të jenë pjesë e kësaj seance. Kështu tha mbrëmë për Gazetën
Express, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të marrë pjesë në
seancën e nesërme.

Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka për Gazetën Express tha se
do të marrin pjesë nesër në seancë ku do të diskutohet për referendumin serb në
territorin e Kosovës.

BE-ja dhe shtetet e QUINT-it po kërkojnë nga kryeministri
Kurti që të lejojë votimin e serbëve të Kosovës për referendumin që do të
mbahet në Serbi të dielën bazuar në praktikat e më hershme të votimit, ku
OSBE-ja ka mbledhur votat.

Këtë gjë po e kundërshton shefi i qeverisë së Kosovës me
arsyetimin se “mbajtja e një referendumi në një shtet sovran i një shtetit
tjetër s’është praktikë që pranohet nga asnjë shtet demokratik”.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se serbët e Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë përmes dy formave, asaj me postë dhe përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë./Gazeta Express

Gazeta Express

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may have missed