May 25, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Në SHBA funksionalizohet uebfaqja për të porositur teste falas për COVID-19

1 min read

Faqja e re e qeverisë amerikane për të porositur teste falas për COVID-19, COVIDTests.gov, e krijuar për familjet amerikane që do të mund të porosisin deri në katër teste falas, është duke funksionuar përpara se ç’është paraparë, të mërkurën e 19 janarit.

Familjet amerikane nga tani mund të sigurojnë katër teste pa pagesë kur porosisin nga faqja e internetit, me dërgesë që pritet brenda shtatë deri në 12 ditë pas porosisë, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë të premten.

Presidenti Joe Biden është zotuar të sigurojë një miliard teste falas për amerikanët dhe pritet që më shumë do të mund të porositen në të ardhmen.

Administrata e tij është kritikuar se nuk është fokusuar në testim më herët. Amerikanët prisnin në radhë të gjata për teste për shkak të mungesës.

“Ne nuk mund të garantojmë se nuk do të ketë një gabim ose dy, por ekipet më të mira të teknologjisë në të gjithë administratën dhe Shërbimin Postar po punojnë shumë për ta bërë këtë me sukses”, tha të martën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. “Do të nisë zyrtarisht nesër në mëngjes. Është në fazën e testimit beta tani”, shtoi ajo, raporton Reuters.

Indeksonline.net