May 25, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Zbulohen data dhe oraret e çerekfinaleve të Kupës së Italisë – Sinjali

1 min read

Gjatë ditës së sotme janë përcaktuar oraret e sfidave çerekfinale të Kupës së Italisë, me katër ndeshjet që do të luhen më datat 8, 9 dhe 10 shkurt.

Kështu përballja më interesante e çerekfinaleve është sfida ndërmjet Inter – Roma, e cila do të luhet në “San Siro” të martën e 8 shkurtit, me vërshëllimën finale të parashikuar për në orën 21:00.

Një ditë më vonë, të mërkurën në orën 21:00, në mitikun milanez do të luhet një tjetër përballje interesante, siç është ajo mes Milanit dhe Lazios, ndërsa dy sfidat e tjera çerekfinale janë parashikuar për të enjten, konkretisht Atalanta – Fiorentina në orën 18:00 dhe Juventus – Sassuolo në orën 21:00. /Gazeta Sinjali Sporti/

Gazeta Sinjali