May 25, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Arrestohet zyrtari i MBPZhR në Prizren, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare | FM Images

2 min read

Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arrestuar sot zyrtarin përgjegjës në Autoritetin Pyjor në Komunën e Prizrenit, i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, raporton Gazeta Sinjali.

Arrestimi i tij u bë lidhur me prerjen, krasitjen dhe transportin e drunjëve në mënyrë të kundërligjshme.

“Pas pranimit të këtyre informatave autoritete policore kanë filluar menjëherë me veprime hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ashtu që në proces janë hasur persona duke prerë dru, ku në vendngjarje është gjetur një kamion i ngarkuar me rreth pesëmbëdhjetë (15) metër kub dru, si dhe shumë dru tjera të prera”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ai dyshohet se ka mundësuar prerjen e 60 metrave kub dru, të cilat iu dhanë një kompanie private.

“Pas verifikimit të dokumentacionit dhe dëshmive të siguruara, janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve tre (3) persona, dhe janë siguruar dëshmi që mbështesin dyshimin e arsyeshëm se personi i dyshuar në pozitën Përgjegjës në Autoritetin Pyjor në Komunën e Prizrenit, ka vepruar në kundërshtim me vendimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren dhe kërkesën e kësaj drejtorie, se drutë duhet të dërgoheshin në hapësirat e Shërbimit të Pylltarisë, e me pas Komuna të vendose tutje, ndërsa i dyshuari i kishte mundësuar që drutë rreth gjashtëdhjetë (60) metër kub i janë dhënë një kompanie private”, thuhet tutje në njoftim.

Edhe një sasi tjetër e drunjëve ishte në proces të prerjes dhe bartjes dhe pritej të dërgoheshin te kjo kompani private. Andaj, sipas Policisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se personi i dyshuar ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar’, nga Neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Në konsultë me Prokurorin e Shtetit, masa drunore për momentin është në proces të sekuestrimit të përkohshëm, ndërsa i dyshuari pas intervistës në prezencë të mbrojtësit, me aktvendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.”

FM Images