Qeveria Kurti emëron në krye të bordit të Postës donatorin e Vetëvendosjes – Sinjali
1 min read
Kryesues të bordit të Postës së Kosovës, Qeveria Kurti ka emëruar Fadil Bejtën, donator i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë që sot është në pushtet, shkruan Gazeta Sinjali.
Emri i Bejtës figuron në listën e donacioneve
për Lëvizjen Vetëvendosje, për zgjedhjet nacionale të vitit 2021.
Një herë 1000 euro, e një herë tjetër 50 euro, kryesuesi i bordit i kishte dhënë për Vetëvendosjen, që sot udhëheqë vendin.
Gazeta Sinjali dje ka kontaktuar Bejtën për ta
konfirmuar se ka dhënë para për Vetëvendosjen, por i njëjti as nuk e ka pohuar
e as mohuar, përkundër insistimit për të marrë një përgjigje.
Ai ka thënë për Sinjalin se nuk është anëtar i
Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkaq ka ndalur telefonin kur është pyetur për
donacionet.
Pavarësisht heshtjes së tij, në listën e donacioneve për VV-në shihet se ai ka dhënë dy herë para, më 2 dhe 12 shkurt të vitit të kaluar.


Qeveria dje ka emëruar bordin e Postës, derisa Kurti ka “garantuar” se asnjë drejtor s’ka qenë në ndonjë parti politike.