May 24, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Si ndryshon tensioni i gjakut me moshë – Gazeta Express

3 min read

Shneta


Gazeta Express

27/01/2022 11:13

Presioni i lartë i gjakut apo hipertensioni
është një sëmundje shumë e përhapur në të gjithë botën. Pasojat e saj fillojnë
që nga zemra e deri ne tru, duke prekur dhe mirëfunksionimin e të gjithë
organeve të trupit. Ndër shkaqet e shumta të zhvillimit të kësaj sëmundje,
kalimi i viteve dhe moshës është kryesori. Duke qenë më i shpeshtë tek personat
në moshë ekspertët vënë theksin tek stili i jetesës dhe mënyra se si presioni i
gjakut ndryshon gjatë viteve.

Kjo si një mënyrë për të parandaluar
hipertensionin në çdo periudhë të jetës Jo gjithnjë presioni i lartë i gjakut
duhet të shihet si një proces normal i plakjes, por si një sëmundje e
rrezikshme. Në këtë artikull ju shpjegojmë pikërisht këtë lëvizje përgjatë
viteve të jetës së një njeriu dhe kur është shqetësues.

Lexo Edhe:

Llojet e tensionit të gjakut

Tensioni apo presioni i gjakut ndahet në dy
kategori të mëdha: ai i ulëti dhe ai i larti. Gjatë jetës një person mund të
pësojë probleme me të dy këto lloje, ndaj të qënurit të kujdesshëm nuk është
asnjëherë e tepërt. Në veçanti presioni i lartë është ai që sjell edhe më shumë
probleme, kryesisht ato kardiovaskulare. Mjekët këshillojnë që ta trajtoni
presionin e gjakut sa më shpejt e në çdo moshë.

Këto probleme mund të shfaqen në periudha të
ndryshme të jetës dhe prej shkaqeve të ndryshme. Por gjithnjë e rëndësishme
është që të parandalohen. Kjo sëmundje mund të shfaqet pa nguruar tek çdo person.
Një nga pohimet më të rëndësishme të mjekëve është që sa më shumë të kalojnë
vitet, aq më shumë rritet mundësia që të vuani nga hipertensioni.

Teksa plakeni edhe organizmi bashkë me enët e
gjakut plaken me ju, ndaj sipas ekspertëve në një pikë të jetës të gjithë
personat vuajnë nga hipertensioni. Gjithsesi kjo gjendje nuk duhet të jetë
normale apo jo shqetësuese vetëm sepse jeni në moshë madhore. Është e
rëndësishme që gjithnjë ta shikoni këtë gjendje të trupit me seriozitetin dhe
kujdesin e duhur edhe para se të ndodhë.

Çfarë të bëni për ta parandaluar

Filloni nga dietat e shëndetshme me bazë
frutat dhe perimet. Konsumoni mishin, bulmetin pa yndyrë e duke lënë mënjanë
sheqerin dhe yndyrën. Merruni vazhdimisht me aktivitet sportive ose bëni një
jetë aktive. Bëni ecje nëpër qytet, duke ngjitur shkallët apo duke bërë
ushtrime në shtëpi.

Kini parasysh që çdo person të paktën një herë
në jetë, ka probleme të shfaqjes së kësaj gjendje. Prandaj regjimi i duhur
ushqimor dhe fizik është shumë i rëndësishëm në parandalimin e hipertensionit.
Kujdesuni të konsumoni sa ë shumë fruta dhe perime duke mbajtur larg kripën dhe
sheqerin e tepërt. Zgjedhjet e duhura do t’ju bëjnë që të parandaloni një sërë
rreziqesh dhe simptomash që hipertensioni sjell për trupin./AgroWeb

Gazeta Express