May 22, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

​Takimi në Bruksel përfundon pa marrëveshje për targat

1 min read

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak ka njoftuar se sapo përfunduan takimet e sotme të kryenegociatorëve në Bruksel dhe rezultatet janë të përziera.

Ai ka shkruar në Facebook se fatkeqësisht, nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat, por se kanë bërë përparim në çështjet e tjera duke përfshirë energjinë.

Sipas tij, puna do të vazhdojë.

Delegacionin e Kosovës e udhëhoqi, Besnik Bislimi, ndërsa atë të Serbisë, Petar Petkoviq.

Ndërkohë, pritet që derisa të mos ketë marrëveshje të reja, regjimi me letra ngjitëse do të vazhdojë të zbatohet.

Indeksonline.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.