May 25, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Milionat e shtetit për spitalet private nuk kanë mbikëqyrje prej një viti – KOHA.net

2 min read

Prej ditës që e ka marrë për të dytën herë mandatin kryeministri Albin Kurti, Fondi i Sigurimit Shëndetësor është institucion pa mbikëqyrje.

Ligji për Sigurimin Shëndetësor rregullon përbërjen e Bordit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor. Pjesë e Bordit janë përfaqësues të ministrive përkatëse, që Qeveria Hoti i pati deleguar vetë ministrat. Kur pushteti është ndërruar, vendimi për përbërje të Bordit nuk është reviduar, gjë që ka bërë që vendimmarrja të paralizohet.

Një gjë të tillë përmes një përgjigjeje fare të shkurtër e ka konfirmuar Fondi i Sigurimit Shëndetësor.

“Bordi drejtues i Fondit nuk ka kuorum prej muajit mars 2021”.

Në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë që kjo çështje do të rregullohet së shpejti.

“Ministri ka shqyrtuar këtë çështje dhe ka gati propozimin për përfaqësuesin e MSh-së në Bord, ndërsa është duke u shqyrtuar, gjithashtu, edhe propozimi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, që të emërohet kandidati i tyre në këtë bord. MSh-ja beson që kjo është çështje që do të vendoset shpejt në Qeveri”, thuhet nga MSH-ja.

Ndonëse sigurimet shëndetësore nuk janë funksionalizuar, Fondi ka si përgjegjësi kryesore pagesat për pacientët që kanë nevojë për trajtim shëndetësor jashtë institucioneve publike. Nga ky buxhet paguhen rreth 10 milionë euro çdo vit. Pagesat bëhen kryesisht për spitalet turke.

Kur janë bërë rreth 14 muaj prej kur Albin Kurti është bërë kryeministër, nuk është parë ndonjë punë e Qeverisë për reformimin e Fondit të Sigurimit Shëndetësor.

Në Qeveri KOHA ka adresuar pyetje për këtë çështje, por nuk ka pranuar përgjigje, nën arsyetimin se Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacionet për këtë temë.

Por, në kohë fushate, kryeministri Kurti kishte folur për punën që do ta bëjë për këtë institucion.

“Neni 51 i Kushtetutës sonë garanton mbrojtje shëndetësore dhe sociale. Ne do të fillojmë me Sistemin e Informimit Shëndetësor, do të sigurojmë udhëzime klinike dhe licencim të profesionistëve, si dhe do të shkojmë drejt krijimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Askush nuk duhet të falimentojë vetëm sepse sëmuret”, kishte shkruar Kurti në Twitter.

KOHA ka raportuar që ky fond tashmë është futur në borxhe të mëdha financiare. Kjo ua ka vështirësuar pacientëve në nevojë marrjen e shërbimeve shëndetësore.

KOHA.net

Leave a Reply

Your email address will not be published.