May 22, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Policia kap me drogë në Prishtinë të riun me Range Rover me targa zvicerane – Sinjali

1 min read

Substancat narkotike të llojeve të ndryshme çdo herë e më shumë po përdoren nga të rinjtë kosovarë, ku vetëm në Polici raportohen dhjetëra raste gjatë një jave. Gjatë kontrolleve rutinore, zyrtarët policorë gjejnë te shoferët e pasagjerët e veturave edhe narkotikë. E një rast i tillë ka ndodhur dje rreth orës 15:10 në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, njësia specia operative ka ndalur veturën Range Rover me targa zvicerane, të cilën ishte duke e vozitur një 20-vjeçar (emër i njohur për redaksinë).

Gjatë kontrollit nga Policia, tek i riu është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

E posedimi i narkotikëve bëri që 20-vjeçari që ka ardhur për pushime në Kosovë, të dërgohet në Stacion Policor për intervistim nga njësia hetimore.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurorja kujdestare, me urdhër të së cilës ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

/GazetaSinjali/

Gazeta Sinjali

Leave a Reply

Your email address will not be published.