May 25, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Ragip Xhaka zgjedhet Kryetar i degës së PDK-së në Zvicër – Gazeta Express

5 min read

Ragip Xhaka zgjidhet Kryetar i degës së PDK-së në Zvicër


Lajme


Gazeta Express

14/05/2022 18:51

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me bashkëpunëtorë, ka qëndruar sot në Aargau të Zvicrës, ku u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDK-së, pas një pune disa mujore për themelimin e nëndegëve të PDK-së në Zvicër kudo ku jetojnë shqiptarët.

Pas pjesës së parë ceremoniale, Kuvendi Zgjedhor i PDK-së në Zvicër vijoi me zgjedhjet e strukturave udhëheqëse, kryetar i Degës së PDK-së në Zvicër u zgjodh Ragip Xhaka, një aktivist i kahershëm i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh babai i dy prej sportistëve shqiptarë, Granit e Taulant Xhaka.

Lexo Edhe:

Gjatë fjalimit të tij, Krasniqi falënderoi
bashkatdhetarët për pritjen madhështore duke thënë se mërgatën tonë dhe
origjinën e Partisë Demokratike, para se t’i lidhë politika, i ka lidhur kauza
e shenjtë për liri dhe kontributi e rrugëtimi i përbashkët në ditët e lavdisë
së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Qysh para gati 30 vitesh tashmë, pikërisht
këtu në Zvicër, liderët tanë Hashim Thaçi e Kadri Veseli, bashkë me ju e shumë
atdhetarë të tjerë si ju, kanë qenë duke punuar ditë e natë, për ta ngritur
UÇK-në e përmes saj, lirinë e Kosovës. Prandaj, ne nuk harrojmë të shprehim
respektin e thellë dhe mirënjohjen e përjetshme për kontributin tuaj të
jashtëzakonshëm në arritjen e lirisë dhe ngritjen e shtetit tonë të pavarur.”,
tha ai.

Krasniqi tha se mërgata ndër vite është bërë
për shtyllë për shoqërinë duke ndihmuar ekonominë e Kosovës dhe duke ndërtuar
fizionominë e saj.

“Por, çka është më e rëndësishmja, ju e keni
sjellë edhe Kosovën në Zvicër. Xhaka, Shaqiri, Behrami e shumë sportistë e
artistë të tjerë, sot i bëjnë nder secilit kosovar, secilit shqiptar kudo që
është, me kontributin e tyre në zhvillimin e sportit, artit e kulturës, e
fushave të tjera këtu në Zvicër. Po ashtu, plot ndërmarrës e biznesmenë të
suksesshëm që janë bërë shembull i punës e përkushtimit në Zvicër, na nderojnë
edhe neve në Kosovë. Na bën krenarë fakti se ju në Zvicër, jeni integruar në
këtë shtet më mirë se kushdo tjetër nga jashtë, pa e shkëputur as edhe më të
voglin element që ju lidhë me Kosovën, me kombin tonë dhe njerëzit tuaj atje. E
po aq shumë krenohemi me të rinjtë e të rejat që janë arsimuar e po arsimohen,
e të cilët, përveç që janë bërë kampionë në punë në shumë drejtime, tash kanë
filluar me qenë pjesë erëndësishme e drejtimit të shtetit zviceran në shumë
nivele.”, u shpreh kryetari i PDK-së.

Krasniqi tha se nëse ka një parti në Kosovë që
ka për çfarë të krenohet, ajo është PDK-ja, sepse nuk e ka ndalur asnjëherë
punën, përkundër përpjekjeve për ta sabotuar dhe penguar.

“Prandaj, rikthimi ynë në mërgatë nuk është
rikthim i as përkohshëm e as sezonal. Është rikthim reformues, sepse ne kemi
nevojë për njëri-tjetrin. Sot nuk po përfundon asgjë. Po përmbyllet një punë e
jashtëzakonshme për të cilën dua ta falënderoj personalisht dhe individualisht
secilin që ka kontribuar që nga dita e parë që ka filluar ky angazhim e deri sot,
të gjithë juve që jeni organizuar anë e mbanë Zvicrës, nëpër të gjitha kantonet
dhe të gjithë juve që keni ardhur sot si delegatë, për të përfaqësuar vullnetin
politik të kolegëve tuaj që ju kanë deleguar këtu. Po e them sot asgjë s’do të
përfundojë. Përkundrazi! Sot po nis një fillim i ri i angazhimit tonë të madh
në Zvicër. Në çdo kanton e qytet. Bashkërisht. Për vendin tonë, për shtetin
tonë dhe për të ardhmen tonë.”, shtoi ai.

Kryetari i PDK-së tha se ky mision i partisë
nuk mund të arrihet vetëm, dhe këtu nuk ka dallim mes atyre që jetojnë në
Kosovë dhe jashtë saj, sepse dashuria për Kosovën është e njëjtë.

“Ju ftoj që të hapeni e t’i jepni hapësirë
PDK-së dhe strukturave të saj që të plotësojmë njëri-tjetrin aty ku mundemi e
së bashku të punojmë për Republikën e Kosovës, e cila për të gjithë qytetarët
është mundësi dhe për të gjithë të rinjtë e të rejat do të bëhet perspektivë.
Dilema rreth të ardhmes tonë nuk ka. Dilemë së kush mund ta prodhojë një të
ardhme prosperuese nuk duhet të ketë. Këtë do ta bëjmë së bashku, si
bashkëkombës e bashkatdhetarë, nën vlerat, vizionin dhe siglën e Partisë
Demokratike të Kosovës.”, theksoi Krasniqi.

Nga shteti mik i Zvicrës, punimet e Kuvendit
të Degës i nderoi me praninë e saj deputetja e Parlamentit të Konfederatës së
Zvicrës, Marianne Binder-Keller.

Ajo tha se organizimi kaq i madh i Partisë
Demokratike të Kosovës në Zvicër i shërben bashkimit të qytetarëve dhe
organizimin e tyre në aktivitete të ndryshme shoqërore.

Deputetja Marianne Binder-Keller tha se shteti
i Zvicrës do të vazhdojë ta ndihmojë shtetin e Kosovës dhe do ta thellojë
bashkëpunimin në gjitha fushat.

Ndërkaq, kryetari i Komisionit për Organizimin
e Partisë Demokratike të Kosovës në Mërgatë, deputeti Elmi Reçica,gjatë fjalës
së tij tha se mërgata është pjesa më e rëndësishme e të gjitha proceseve, të
cilat janë zhvilluar në hapësirën shqiptare.

Sipas Reçicës, pa kontributin, pa angazhimin
dhe pa mbështetjen e mërgatës, Kosova nuk do të mund të çlirohej e të
zhvillohej.

“Mërgata ka kontribuar dhe kontribuon në
lidhjet mes shteteve tona, mes shtetit të Zvicrës, të cilin e falënderoj shumë
dhe jam shumë mirënjohës për mbështetjen dhe për strehimin që ua ka bërë
njerëzve tanë. Por, njëkohësisht e falënderoj shumë për mundësitë që ua ka
krijuar që sot mërgata jonë të jetë pjesë shumë e rëndësishme e Konfederatës së
Zvicrës.”, tha Reçica.

Ai theksoi se asnjë çështje me rëndësi dhe me vlerë për Kosovën, nuk do të kalojë pa u diskutuar me mërgatën dhe se PDK do të përpiqet që të krijojë kushte që afaristët nga mërgata të kontribuojnë në Kosovë.

Kuvendi Zgjedhor i PDK-së në Zvicër sot ka zgjedhur edhe anëtarët e Këshillit Drejtues dhe më pas do të vijojnë edhe zgjedhjet për Kryesinë e Degës.

Gazeta Express

Leave a Reply

Your email address will not be published.