May 24, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Rrahje mes tifozëve ne ndeshjen KB Sigal Prishtina dhe KB Ylli, 23-vjeçarit ia thyejnë nofullën – Sinjali

1 min read

Në ndeshjen basketbollistike mes KB Sigal Prishtina dhe KB Ylli që u zhvillua sonte, ka ndodhur një incident mes tifozëve të dy ekipeve. Për pasojë, një tifoz 23-vjecar ka pësuar lëndime të rënda, për çka ka marrë trajtim mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:05, kur tifozët e dy ekipeve shfrytëzuan kohën e pauzës mes dy pjesëve të ndeshjes dhe u rrahën keq.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ishte në sallën ku u mbajt loja, duke shtuar se tifozi qe pësoi lëndime të rënda është nga Suhareka.

Sinjali mëson se i riu është dërguar menjëherë në Emergjencë për trajtim dhe sipas mjekëve për shkak të sulmit e ka nofullën të thyer, si dhe ka gjakderdhje të brendshme.

Pas marrjes së informacionit, prokurorja kujdestare ka dhënë urdhër që rasti të iniciohet si “lëndim i rëndë trupor”.

Kujtojmë se nuk janë të rralla rastet kur tifozët e ekipeve të ndryshme në Kosovë rrahen mes vete dhe në të shumtën e këtyre rasteve e pësojnë keq.

/GazetaSinjali/

Gazeta Sinjali

Leave a Reply

Your email address will not be published.